Si të ndani faturat në Paysera app?
Parimi i Ndani faturë
Ne pretendojmë se termi Ndani faturë është sqarues dhe nuk ka vend për dyshime.
Megjithatë, thjesht për t'u siguruar, do të sqarojmë disa gjëra?
Shkurtimisht funksionaliteti Ndani faturë kërkon t'ju vijë në ndihmë juve dhe grupit tuaj, kur ndani faturën. Nëse udhëtoni me një mik, apo edhe me një grup miqsh dhe ndodh të paguani për të gjithë, ju mund t'u dërgoni atyre një kërkesë Ndani faturë menjëherë.
Më pas miqtë tuaj mund t'ju paguajnë në sekonda, me vetëm një tërheqje. Përsa kohë keni numrin e telefonit, ose adresën e emailit të tyre mund të vazhdoni.
Për çfarë përdoret konkretisht?
Ne përmendëm shpenzimet e udhëtimit, si një nga opsionet për funksionalitetin e Paysera Ndani faturë, por mund të përfshijë gjithashtu ndarje të qirasë, darkave, filmave dhe pagesa të tjera të rastësishme si ato, që faturoheni në grup.
Si funksionon Ndani faturë i Paysera?
Nuk po bënim shaka, kur thamë se duhen vetëm disa prekje për të ndarë një faturë përmes Paysera app. Në fakt, do t'a shihni vetë në këtë udhëzues të shkurtër, se si të përdorni funksionalitetin Paysera Ndani faturë.
Hapi 1. Hapni Paysera app dhe vendosni kodin PIN që ju drejton direkt në wallet.
Hapi 2. Prekni mbi pagesën.
Hapi 3. Selektoni opsionin “Ndani faturë”.
Hapi 4. Selektoni kontaktet me të cilët do të ndani faturën dhe prekni "Kërko".
Kaq është!
Një gjë të fundit…
Ja çfarë mund të bëni, nëse miqtë tuaj nuk kanë llogari Paysera:
- Kur zgjidhni pagesën, sinkronizoni kontaktet e telefonit dhe dërgoni kërkesën tek ata
- Ose thjesht shtoni një kontakt të ri duke vendosur numrin e tyre të telefonit, ose adresën e email
Vlen të përmendet se Paysera automatikisht do ta ndajë faturën në pjesë të barabarta, por ndonjëherë realiteti është pak më i komplikuar se kaq.
Nëse, keni darkuar me miqtë tuaj dhe secili prej jush ka porositur ushqime me vlera të ndryshme parash, nuk do të ishte e drejtë të ndani gjithçka në mënyrë të barabartë.
Për këtë arsye pse ne u siguruam që, pasi të zgjidhni njerëzit me të cilët dëshironi të ndani faturën, të vendosni shumën për secilin person dhe t'a ndryshoni atë sipas rrethanave.
Voilà!