Mjetet Paysera
Zgjedhjet e programimit për shkëmbimin dhe menaxhimin e të dhënave
Zgjidhje të veçanta për projektet tuaja të biznesit.
Pagesat masive përmes API ju lejojnë të bëni pagesa të shumëfishta në kohë reale direkt nga çdo sistem kontabël ose biznesi.
Pagesat e automatizuara
Kompanitë e mëdha, platformat e tregtisë elektronike, institucionet financiare shpesh duhet të kryejnë shumë pagesa në një kohë të shkurtër. Paysera mund t'a bëjë më të lehtë, sepse pagesat në masë përmes API janë bërë me lehtësi, shpejtësi dhe çmim të ulët. Nuk ka nevojë të identifikoheni çdo herë në sistemin Paysera ose atë bankar, pagesat fillojnë nga kontabiliteti ose sistemi juaj i biznesit i cili është i integruar me Paysera nëpërmjet një ndërfaqeje të sigurtë të API.Transfere të shpejta dhe me tarifa të ulëta
Transferet bëhen në mbi 10 000 banka dhe mbi 180 vende me një çmim shumë të favorshëm dhe paratë zakonisht arrijnë tek pranuesi brenda vetëm 30 minutave. Çmimi ynë është jashtëzakonisht i ulët, kështu që zakonisht transferet përmes Paysera kushtojnë më pak sesa nëpërmjet bankave.Shkallët e shkëmbimit dhe ndërkëmbimit
Paysera ofron këmbim valutor në një normë shumë të favorshme. Tani mund të mbani fonde në llogari në 30 valuta të ndryshme dhe t'i përdorni ato për të bërë transfere ndërkombëtare dhe lokale. Konvertimi i valutës gjithashtu mund të bëhet automatikisht nëpërmjet ndërfaqes API.
Lejoni klientët tuaj të logohen në sistemin tuaj me disa klikime të një butoni, pa ndonjë regjistrim shtesë
Verifikimi i të dhënave
Sistemi juaj gjithmonë do të marrë vetëm të dhënat e verifikuara të klientit dhe informacionet e kontaktit. Nëse informacioni ndryshon, ai do të përditësohet automatikisht dhe klienti nuk do të duhet të shqetësohet për verifikimin shtesë të të dhënave.Menaxhimi i të dhënave
Klienti mund të zgjedhë se cilat të dhëna personale dëshiron të transferohen në sistemin tuaj, ashtu si sistemi juaj mund të përcaktojë se cilat të dhëna janë të nevojshme.Logim i sigurtë
Ky shërbim do të bëjë logimin në sistemin tuaj edhe më të sigurtë, pasi verifikimi i hyrjes do të kryhet nga sistemi Paysera. Klienti juaj nuk do të duhet të krijojë ndonjë fjalëkalim shtesë.
Automatizoni proceset që nuk kërkojnë pjesëmarrjen tuaj.
Njoftimet në kohë reale
Merrni informacion në lidhje me rrjedhën e parave në llogarinë tuaj në sistemin tuaj informativ në kohë reale.Ruaj transferin ose të dhënat
Informacioni rreth qarkullimit të parave në llogarinë tuaj është koduar dhe dërguar nëpërmjet një protokolli të sigurtë në sistemin tuaj informativ.Integrimi direkt
Integrimi me programet e kontabilitetit do t'ju ndihmojë të shmangni importimin e panevojshëm të të dhënave. Të gjitha informatat tashmë do të jenë të disponueshme në sistemin tuaj.
Ky sistem ju lejon të transferoni automatikisht paratë direkt nga llogaria juaj Paysera tek ndonjë bankë ose në një sistem tjetër.
I besueshëm dhe i sigurtë
Ju do të siguroheni që klientët do të paguajnë faturat duke i konfirmuar ato me një klik të një butoni dhe nuk do të humbin asnjë kohë për plotësimin e formularëve.Shpejtë dhe lehtë
Urdhërat automatizuar të transferit të parave do t'ju lejojnë të kryeni një transfer dukshëm më të shpejtë. Ju nuk do të duhet të hyni në sistem në mënyrë plotësuese ose të plotësoni një urdhërpagesë.